
14/05/2022
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës moti do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.
Riga lokale të shiut parashihen në disa pjesë, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.