News That Matters

Këshilltari kryesor i presidentit Erdogan viziton ShSKUK-në

07/06/2022. 15:02
Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Aida Rexhepi dhe drejtori i përgjithshëm, Valbon Krasniqi, kanë pritur në takim një delegacion nga Turqia, në shoqërim të së cilit ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe Jakuta Haskuka, koordinatore ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit me Ordus Yalcin Topcu, këshilltar kryesor i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe deputetin Metin Gundogdu, është biseduar në lidhje me mundësitë e investimit të shtetit të Turqisë, përmes TIKA-s turke, në Institutin e Onkologjisë, përkatësisht në bunkerin e ri.

Kryesuesja e bordit drejtues, Aida Rexhepi, pasi ka falënderuar delegacionin për vizitën, ka shprehur bashkëpunimin dhe përkrahjen e bordi drejtues, për realizim të projekteve të reja.

Drejtori Krasniqi para delegacionit nga Turqia prezantoi punën që bëhet në Klinikën e Onkologjisë, duke përmendur edhe nevojën që ka kjo klinikë për investime shtesë në bunkerë, meqë është rritur numri i pacientëve dhe përkundër investimeve të bëra së fundmi.

Ai tregoi se brenda dite në Onkologji, kemioterapinë e marrin 200 deri në 250 pacientë, kurse një numër i madh i tyre i nënshtrohen edhe radioterapisë dhe brahiterapisë, e cili shërbim është funksionalizuar në QKUK.

div.meta-author { display:none; }