News That Matters

Kërkohet paraburgim për pesë kamarierët që dyshohet se shpërndanin 2-euroshe false

04/11/2021 11:25

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për pesë kamarierë në Prizren, të cilët dyshohet se falsifikuan para dhe i shpërndanë ato.

Sipas kërkesës, i pandehuri B.B., gjatë muajit tetor deri në fillim të nëntorit 2021, i ka shitur të pandehurit T.P. 1200 euro, të gjitha në monedha metalike nga 2 euro, me qëllim që ky i fundit t’i vë të njëjtat në qarkullim si të vërteta.

T.P është pajtuar që këto para flase t’i blejë për 900 euro, duke i paguar në mënyra periodike. Herën e parë për 300 euro false paguan 200 euro origjinale, ndërsa herën e dytë për 400 euro false paguan 300 euro origjinale derisa në herën e tretë për 550 false paguan 400 euro origjinal ashtu që në total i pandehuri B.B., arrin t’i shesë 1250 euro false.

“Ndërsa, të pandehurit: T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., gjatë periudhës së muajit Tetor deri në fillim të muajit Nëntor të vitit 2021, në intervale të ndryshme kohore, me dashje dhe në bashkëkryerje është vërtetuar se kanë vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, në atë mënyrë që në cilësinë e punëtorëve si kamarierë në njërin prej lokaleve të gastronomisë në Prizren, paratë e falsifikuara të cilat i pandehuri T.P., i kishte siguruar nga i pandehuri B.B., në intervale të ndryshme kohore i pandehuri T.P., ia dorëzon kolegëve të tij – këtu të pandehurve: V.Z., L.E., dhe A.P., me qëllim që të njëjtit t’i vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, ashtu që i pandehuri T.P., mban paratë e falsifikuara në veturën e tij të markës ‘’VË Polo’’, e parkuar në bodrumin e njërës prej Qendrave Tregtare në Prizren, nga e cila veturë i njejti së bashku me kolegët e tij – të pandehurit: V.Z., L.E., dhe A.P., në mënyra periodike marrin nga 100 € të falsifikuara – të gjitha në monedha metalike nga 2 € dhe të njëjtat i vënë në qarkullim si të vërteta në drejtim të klientëve të ndryshëm të cilët kanë vizituar lokalin në fjalë, ku secili prej të pandehurve si shpërblim kanë ndarë nga 25 € (njëzet e pesë euro) origjinale në pjesë të barabarta, me ç’rast policia e Kosovës pas zbatimit të urdhër-kontrollit arrijnë t’i gjejn 195 monedha metalike nga 2 € në veturën ‘’VË Polo’’, në pronësi të të pandehurit T.P., dhe një shumë tjetër të konsiderueshme parash të falsifikuara nga 2 € nëpër kuletat e pazarit ditor të të pandehurve, me ç’rast në total, policia arrin të sekuestrojë nga të pandehurit 390.00 € (Treqind e nëntëdhjetë euro) false”, thuhet në komunikatë.

Të pandehurit e lartëcekur, me vendim të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera hetimore

div.meta-author { display:none; }