News That Matters

Këngëtares Albërie Hadërgjonaj ia hakojnë Instagramin me mijëra ndjekës

18/01/2022 18:12
Këngëtares shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, duket se ia kanë hakuar një rrjet social mjaft të rëndësishëm, në të cilin ka ndarë me fansat informacione të ndryshme.

Siç tashmë është parë, Instagrami i artistes së mirënjohur është hakuar ndërsa numëronte afro 200 mijë ndjekës.

Personi që ia ka rrëmbyer rrjetin e popullarizuar ka fshirë të gjitha fotografitë e 46-vjeçares, duke lënë vetëm një emër ‘Alejo Canova’.

Lidhur me këtë deri më tani nuk është bërë ende një sqarim nga krijuesja e hitit “Asnjëherë”.

Ajo këtë kohë po vazhdon të jetë më e angazhuar si sipërmarrëse ndonëse nuk ka lënë anash as muzikën.

Në vitin që lamë pas solli disa prurje të reja që u mirëpritën dhe morën reagime të shumta pozitive.

Në mesin e tyre ishte edhe ‘potpuri 2022’ në bashkëpunim me Burakun që mblodhi mbi dy milionë klikime

div.meta-author { display:none; }