
20/11/2021 17:19
Kendall Jenner është e lumtur që ka grumbulluar 200 milionë ndjekës në Instagram.
Të premten (19 nëntor), supermodelja e “Versace”, falënderoi ndjekësit e saj për mbështetjen e tyre duke dërguar “energji pozitive” teksa shijonte këtë moment.
200 milionë prej jush! Ju dua. Po dërgoj vetëm energji pozitive dhe një përqafim virtual në grup!”, ka shkruar ylli i Keeping Up With Kardashians.
“Kujdesuni për veten, duaje veten, kujtoji vetes çdo ditë se sa i/e mrekullueshëm je! Jeni unik, jeni të veçantë, jeni të dashur”, ka vazhduar tutje modelja.
Postimi përfshinte një pamje në oqeanin në perëndim të diellit, dhe gjithashtu imazhe të Kendall-it duke u realizuar në një ambient të ngrohtë.