News That Matters

KEK-u bën njoftim zyrtar që kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje viziton Termocentralin Kosova B!

27\12\2021 21:10
Departamenti i Informimit i Korporatës Energjetike të Kosovës ka bërë një njoftim zyrtar, në të cilin bën të ditur se kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Nagip Krasniqi, e ka vizituar bllokun Kosova B.

Për vizitën e tij aty, thuhet se Krasniqi është njohur nga afër lidhur me punimet në njësinë prodhuese të bllokut B-2 të TC Kosova B, ku u njoftua rreth ecurisë së punimeve nga stafi menaxhues i TC-B, ekipi i ekspertëve të KEK-ut, të cilët janë duke punuar në identifikimin dhe sanimin e defekteve si dhe nga eksperti-monitorues i “General Electric” (GE).

”Duke çmuar angazhimin e ekspertit nga GE-ja, i cili po asiston dhe monitoron punën e ekipit të ekspertëve të KEK-ut, falënderoj të gjithë stafin e TC-B-së, të cilët janë duke u angazhuar maksimalisht në sanimin e defekteve të bllokut B-2 dhe me këtë rast njoftoj opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B-2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 janar 2022, edhe pse përpjekjet tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe më herët”.

Krasniqi, më tutje, informoi edhe lidhur me gjendjen aktuale të prodhimit në KEK.

”KEK-u aktualisht është duke prodhuar me tri njësi prodhuese të TC Kosova A (A3, A4 dhe A5, me kapacitet neto prej rreth 400 MW/h energji elektrike) dhe me njësinë B-1 (me kapacitet neto prej rreth 255 MW/h, energji elektrike). Krahasuar me bilancin vjetor energjetik, jemi në mungesë prej afër 120 MW/h energji elektrike. Ndërsa, sa i përket njësisë B-2, do t’ju njoftojmë me kohë për të gjitha punët lidhur me rikthimin në punë të Bllokut B-2”, tha në fund të vizitës Krasniqi.

div.meta-author { display:none; }