News That Matters

Katër sportistë të Kosovës sot garojnë në Lojërat Mesdhetare

28/06/2022. 11:41
Kosova do ta vazhdojë edhe sot, në ditën e tretë, eksperiencën në Lojërat Mesdhetare. Katër sportistë kosovarë do të synojnë suksese në “Oran 2022”.

I pari që do të garojë sot është Rinor Gllareva në badminton. Më pas do të jetë radha e pingpongut, ku do të sfidohen garuesit Fatih Karabaxhak dhe Kreshnik Mahmuti.

Kurse, eksperiencën e Kosovës sot në Lojërat Mesdhetare do ta mbyllë tenistja Vesa Gjinaj. Kosova synon të fitojë medalje në këtë garë prestigjioze, e cila po mbahet në Algjeri. Garuesit kosovar janë pritur si heronj në këtë vend.

div.meta-author { display:none; }