
21/07/2022 13:23
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka rikthyer në seancën temën për postimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati lidhur me UÇK-në.
Kastrati e arsyetoi vonesën se nuk ishte këndej.
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati tha se fillimisht ai postim i është dukur sikur ta kishte shkruar Ivica Daçiq, por siç tha ai, më vonë e ka parë që ishte Hekuran Murati.
“E kemi obligim me i kontribu kujtesës çka ka ndodh në këtë shoqëri dhe me e stopu kujtesën e harresës të përbuzjes që ka bërë ky djaloshi me atë postim. Kur e kam parë atë postim kam menduar që është Ivica Daçiqi, por më vonë e kam pa që është Hekuran Murati. Ideja nuk është se kush e ka bërë, ideja është se gjuha është e njëjtë si e Ivica Daçiqit, por qëllimi dhe arsyeja janë të ndryshme”, tha Kastrati.
Lidhur me postimin e Muratit për UÇK-në ka pasur reagime të vazhdueshme në skenën politike, por më pas vetë Murati ka kërkuar falje publike.