

Reperi i njohur, Kanye West të mërkuren hyri në Instagram me një surprizë për më shumë se 17.4 milionë ndjekës, vendosi një foto te ish-vjehrrës së tij Kris Jenner në profilin e tij.
Artisti 45-vjeçar postoi në InstaStory qëllimin e tij pas postimit, duke thënë se ishte bërë me qëllimet më të mira.
“E postova Krisin me qëllime të mira për paqe dhe respekt, le ta ndryshojmë narrativin”, ka shkruar West në sqarimin e tij, shkruan DailyMail.
West ka patur pak acarim në të kaluaren me Jennerin, duke perdorur në mediat sociale ankesat e tij me 66 vjeçaren, e cila është nëna e ish-gruas së tij Kim Kardashian, 41 vjeçe.
Në fillim te këtij muaji, ai tha se ndjeu se Jenner e kishte detyruar dy nga vaizat e saj, Kim dhe Kylie Jenner, 25 vjeç, të pozonin për Playboy.
Jenner ishte e mërzitur për akuzat qe West i beri asaj, pasi ajo mendon se nuk ka bërë “asgjë tjetër veçse është perpjekur ta nodihmojë”, thanë burimet për HollywoodLife.
Burimi tha se Kris “është e shqetesuar që ai jo vetëm që po poshtëron Kim dhe veten e tij, por edhe futja e femijëve në të është e papranueshme”.