
16/12/2021 18:09
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kanë biseduar për çështjet aktuale politike.
“Në takim me ministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, biseduam për çështjet aktuale politike dhe domosdoshmërinë e bashkërendimit të mëtejmë, rreth nevojave të Luginës së Preshevës,” ka shkruar Kamberi.