News That Matters

Ka përfunduar pjesa e parë, Kosova afër sigurimit të pikëve të para

45′ Kosova k shkuar në pushim me epërsi minimale ndaj Gjerorgjisë. Goli i vetëm në ndeshje u dha nga vetë Gjeorgjia, pa qëlllim.

43’ Shiu vazhdon të bjerë mbi kokat e lojtarëve, shpresojmë që kjo të jetë në favor të kosovarëve.

40’ Kosova po vazhdon një ritëm të mirë loje, nëse vazhdon kështu, dardanët mund të sigurojnë tri pikët e para në grup.

31′ Gjeorgjia e ka zotëruar topin 53 përqind të kohës, ndërsa Kosova 47.

25′ Valon Berisha zverdhet pas një ndërhyrje të palejueshme.

18′ GOOOOL Berisha dërgon në avantazh Kosovën në rastin e parë.

Megjithatë, goli është regjistruar si autogol nga FIFA, duke ia dhënë meritat gjerorgjianit David Khocholava.

Gjerogji-Kosovë, 0-1.

“Ne po gjuajmë shumë topa përpara, për fat të keq ata ose janë duke u përgjuar ose keqlexuar nga marrësit e tyre të synuar” shkruan skuadra e Gjerogjisë në Twitter.

14’ Rast shënimi për Kosovën, por pa konkretizim.

12′ Zëvendësim i hershëm në skuadrën gjeorgjiane.

Otar Kiteshvili ia lëshon vendin Jambul Jiguarit.

10’ Vazhdon loja pa gola dhe pa ndonjë rast konkret shënimi .

9’ Dardanët kanë shkaktuar tri ndërhyrje të palejueshme deri më tani.

5’ Ndeshja po zhvillohet me ritëm normal, kryesisht në mesfushë, nuk ka ndonjë rast për të u theksuar nga 2 ekipet.

1’ Referi ukrainas, Mykola Balakin, jep sinjalin për fillimin e lojës. Gjeorgjia me një pikë në tabelë do të përpiqet të rrisë numrin e pikëve, ndërsa Kosova është në përpjekje të shijimit të pikëve të para, gjë që ka bërë që të gjendet e fundit në tabelë.

Loja po zhvillohet në kuadër të grupeve për kualifikim për Kupën e Botës “Katar 2022”.

div.meta-author { display:none; }