
29/09/2021 19:21
Sot ka ndërruar jetë, veprimtari i çështjes kombëtare, Jahë Hajdar Jonuzi, lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur miku i tij Fazli Hajrizi përmes një postimi në llogarin e tij në “Facebook”, trasmeton “Radio-Ylberi”
Jonuzi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, tri herë i dënuar me vdekje (1969-1972), mbajti 20 vjet burg, ai ishte luftëtar i UÇK-së në Brigadën 141 “Mehë Uka” në rajonin e Shalës së Bajgorës.
Po ashtu ai kishte përfunduar studimet në SHLT në Zveçan – dega e Elektroteknikës, të cilat i kishte kryer me sukses dhe kishte marur titullin “Inxhinier i Elektroteknikës” (1992).
Gjithashtu Jonuzi ka qenë sportist i dalluar, dhe ai ishte themelues i shoqatës së skitarëve.
Postimi i plotë i Fazli Hajrizit:
Sot, me 29.09.2021, vdiq Jahë Hajdar Jonuzi, një njeri shumë i mirë, veprimtar i çështjes kombëtare, tri herë i dënuar me vdekje (1969-1972), mbajti 20 vjet burg, luftëtar i UÇK-së në Brigadën 141 “Mehë Uka” në rajonin e Shalës së Bajgorës.
Lindi më 30 dhjetor 1939 në fshatin Mazhiq të Shalës së Bajgorës. Pa i mbushur gjashtë vjet organet e OZN-ës ia vranë babanë. Shkollën fillore e kreu në Stanterg (Trepçë) si dhe shkollën e mesme trevjeçare të xehetarisë në gjuhën serbokroate. U punësua në Minierën “Trepça”. Në vitin 1968 u regjistrua në SHLT në Mitrovicë – dega e xehetarisë. Më 26 nëntor 1969 u burgos dhe u dënua tri herë me vdekje. Më 28 Nëntor 1972, ky dënim kapital iu shndërrua me 20 vjet burg, të cilat i mbajti në kazamatet e ndryshme jugosllave: në burgun “Zabella” të Pozharvacit, në burgun e Idrizovës, në burgun Qendror (CZ) të Beogradit etj. U lirua më 25 maj 1987. Vazhdoi studimet në SHLT në Zveçan – dega e Elektroteknikës, të cilat i kreu me sukses dhe mori titullin “Inxhinier i Elektroteknikës” (1992).
Jahë Jonuzi ka qenë sportist i dalluar. Ishte themelues i shoqatës së skitarëve. Në vitin 1998 u inkuadrua në radhët e UÇK-së në Brigadën 141 “Mehë Uka” në rajonin e Shalës së Bajgorës. Ka emigruar në Zvicër, ku ka jetuar me familjen e tij. Në vitin 2011 ka botuar librin “Kujtimet e mia nga burgjet”.