
28.08.2021
Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu.
I ndjeri ka lindur më 24.12.1936. Ishte ndër profesorët e parë universitar të gjuhës dhe letërsië angleze, doajen dhe korife i letërsisë angleze dhe amerikane, autor i dhjetëraa veprave universitare, përkthyes i shumë kryeveprave letrare dhe ndër profesorët dhe veprimtarët politikë për shumë gjenerata. Ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit.
Lexo edhe:
Miratohen masat e reja, kthehet ora policore e shkurtohet orari i gastronomisë
Gjatë karrierës së begatë dhe të larmishme i ka ushtruar edhe funksionet në vijim: Shef i Departamentit të Letërsisë dhe Gjuhës Angleze, prodekan dhe dekan i Fakultetit të Filologjisë, nënkryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane dhe i Partisë Parlamentare, kryetar i Shoqatës së Shekspirologëve dhe i Shoqatës së Përkthyesve, drejtor i Institutit të Gjuhëve të Huaja etj. Ka qenë një ndër intelektualët, studiuesit, profesorët dhe veprimtarët më të dalluar të Kosovës
Kontributi i tij i pashoq për zhvillimin e arsimit dhe për çështjen kombëtare do të mbahet mend dhe do të shërbejë si motivim për gjeneratat në vijim.
I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë në mesin e më të dashurve.
Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e Prishtinës në Dragodan në orën 13:30.