
28/07/2022. 11:44
Në komunen e Mitrovicës ka filluar asfaltimi i rrugës në Vërnicë të Mitrovicës. Drejtori i drejtoris për sherbime publike dhe infrastruktur Granit Tmava, ka thënë se se do vazhdoj të investoj në fshatrat dhe lagjet e Mitrovicës duke rregulluar infrastrukturën rrugore kudo që është e nevojshme dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Këtë e ka bër të ditur komuna e Mitrovicës në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka vazhduar me realizimin e projekteve të ndryshme kapitale në fushën e infrastrukturës, me ç’ rast ka nisur të asfaltohet edhe rruga e fshatit Vërnicë.
Për të inspektuar fillimin e punimeve, për vizitë në këtë fshatë ishte drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, i cili ndër tjerash është shprehur se do vazhdoj të investoj në fshatrat dhe lagjet e Mitrovicës duke rregulluar infrastrukturën rrugore kudo që është e nevojshme dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.