
09/12/2021 10:33
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë në Washington që do të mbahet për dy ditë radhazi.
Ajo ftesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e kishte pranuar më 9 nëntor.
Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Facebook pati thënë se është e nderuar për të pranuar këtë ftesë nga Biden.
“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet”.
“Jam e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës do t`i prezantoj të arriturat dhe sfidat që i kemi, si dhe do të angazhohemi bashkërisht që gjatë 12- muajve të ardhshëm ta zbatojmë një plan ambicioz për fuqizimin e mëtejmë të demokracisë sonë të re në mënyrë që qytetarët tanë t`i ndjejnë përfitimet e një udhëheqjeje demokratike të bazuar në sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe gjithëpërfshirje shoqërore”, ka thënë Osmani.
Në samit të marrin pjesë 111 shtete të botës.