News That Matters

Juventusi fiton ndaj Malmos

14/09/2021 23:04

Juventusi e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, ‘Zonja e Vjetër’ ka triumfuar në udhëtim te Malmo me rezultat 3-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e parë të fazës së grupeve.

Golat për mysafirët i realizuan Alex Sandro (23’), Paulo Dybala (45) dhe Alvaro Morata (45+1’).

Pas kësaj fitoreje, Juventusi kryeson grupin H me 3 pikë, kurse Malmo mbetet e fundit me zero sosh.Ndeshjen e radhës, Juventusi e luan para publikut të vet ndaj Chelseas, kurse Malmo luan në udhëtim te Zeniti

div.meta-author { display:none; }