News That Matters

Joe Biden uron myslimanët për fillimin e Muajit të Ramazanit

02\04\2022 13:47

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Jill dhe unë u shprehim urimet tona më të mira komuniteteve myslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën në fillim të Ramazanit”, ka shkruar Biden në një postim në Facebook.

“Nga Shtëpia e Popullit në shtëpitë tuaja, ju urojmë juve dhe të dashurit tuaj një muaj të bekuar dhe të begatë. Urime Ramazani”, shtoi Biden.

div.meta-author { display:none; }