News That Matters

Joe Biden do të takojë Papën

15/10/2021 12:00

Presidenti Joe Biden do të udhëtojë në Itali për të takuar Papa Françeskun gjatë Samitit të Liderëve të G20, dhe po ashtu Mbretërinë e Bashkuar për një konventë të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike.

Biden, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Jill Biden, do të vizitojë Romën për samitin e G20 më 30 dhe 21 tetor.

“Ata do të diskutojnë së bashku për përpjekjet e bazuara në respektimin e dinjitetit themelor njerëzor, duke përfshirë përfundimin e pandemisë COVID-19, trajtimin e krizës klimatike dhe kujdesin për të varfrit”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Biden do të udhëtojë më pas në Glasgow për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Botëror në Konventën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike më 1 dhe 2 nëntor.

div.meta-author { display:none; }