News That Matters

“Jeta jem” titullohet kënga e Bardhit dhe Azet

24/09/2021 11:20
Dy artistët e mirënjohur Bardhi dhe Azet kanë lansuar bashkëpunimin e tyre në mesnatën e së enjtes (23 shtator)

Dyshja e njohur kanë bashkuar forcat për të sjellë projektin që mban titullin “Jeta jem”, e që tashmë është lansuar në kanalin Youtube.

Kënga u punua nga Çelik Lipa, teksti u shkrua nga vet Bardhi dhe Azet, ndërsa projekti u lansua vetëm në versionin audio.

Kujtojmë që “Jeta jem” do të jetë pjesë e albumi të Bardhit, i cili vetëm pak ditë më parë publikoi projektin tjetër solo “A je”.

Kënga “A je” u mirëprit nga fansat e Bardh Idrizit (emri i vërtetë) me 1.6 milion klikime të grumbulluara në YouTube deri më tani.

Ndryshe, ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Bardhin, me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore gjatë sezonit veror.

div.meta-author { display:none; }