News That Matters

Në kujtim të jetës dhe veprimtarisë të Adem Mikullovcit

Adem Mikullovci u lind në vitin 1939, në Vushtrri, Kosovë. Ai ishte aktor dhe politikan shqiptar.

Pas studimeve në Akademinë e Teatrit dhe Filmit në Beograd, në vitin 1968 ai u kthye në Prishtinë dhe filloi të punonte në Teatrin Popullor Krahinor, ku ishte pjesë e trupës së teatrit deri më 1990.

Në një intervistë, me gazetaren Aurela Kadriun ai patë thënë se pas përfundimit të shkollës së mesme në mes të familjes ishte bërë një debat rreth shkollimit të tij, por ai përsi ka zgjedhur artin.

“Nuk e di, nuk e di, kur e kreva maturën u bo debat i madh në famillje çka të studioj dhe vishin propozime të shumta. Prej, çka di une, fizikë, matematikë, e astronomi, e gjuhë e… gjeografi e s’di çka. Im at thonte, “Avokat, avokat le t’bohet thiu se i blun goja si gjakalla e mullinit edhe dynjenë ka me bo kahre”. Ndërsa nana ime e ndjerë thonte, “Doktor, doktor. Është hall ligë e ndoshta ia gjenë ilaqin vetit”. Bile, bile, e kom kto të sigurtë, pastrusi, lustruesi i këpucëve që ishte në mahallë tonë edhe ai u përzi në këtë muhabet çka me studiu une.”

Adem Mikullovci ka pasur një karierë me 45 role kryesore dhe 70 role në perfomanca teatrore.

Po ashtu ai kishte folur edhe për periudhen që kishte filluar punë në teater. 
Prej teatrit. Ka qenë i lartë mjaft. Ka qenë sa rroga fillestare e aktorit. Jom kthy në teatër, jom punësu në teatër menjihere. Në vitin e parë. Nji vit ka kalu s’ma kanë dhonë asnji rol. Dhe fillova me hupë besimin në veti, a do të më jep dikush rol, a jo? Deri sa erdh profesori prej Beogradit, i cili m’njifte prej Akademisë dhe më dha një rol t’mirë. Mandej nji javë ditë prita me dalë kritika, se ma lavdunë rolin, kinse bona rol t’mirë, thojshin kolegët… Me dalë kritika me pa çka po shkrunë për mu. Nuk del kritika kursesi. Mas nji jave përmbi, shkrujti “Rilindja”, e lavdonte shfaqjen, e kritikonte shfaqjen, dhe n’fund, “Rolet i interpretunë ky, ky, ky…” Dhe n’fund, fjalia e fundit, “Dhe – Adem Mikullovci”.  Kush ma keq s’e ka fillu karrierën në teatër se sa unë.” kishte thënë Mikullovci 

Nga viti 2017 deri 2019, Mikullovci ishte deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Ai vdiq më 15 shtator, 2020.

Ai la një bagazh të madhë artikstik dhe do t’kujtohët çdo herë.

Tani më poshtë mund ta gjeni një nga thëniet e tij që do të kujtohen çdo herë.

div.meta-author { display:none; }