News That Matters

JAVA E LIDHJES SHQIPTARE

14/06/2022. 23:08

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT
Marin SIRDANI (1885-1962)

Kështu gjindej Shqypnija kurë në vjeten 1875 nisen trazime të mëdha në Ballkan, të cilat ndryshuen shum fatin e Skqypnís. Serbët, Malazezët o Bullgarët, të nzitun prej Rusijet, ngreken në ket kohe kundra Turkís, per të fitue lirín kombëtare, në sa Shqyptarët i rrijnë besnikë Sulltanit e luftojn kundra tyne, e ashtu bânë edhe dý vjet mbrapa në luftën ruso-turke.

Arsyeja pse Shqyptarët humben ket rasë të bukur per të fitue lirín kombtare âsht fare e lehtë me u dijtë. Aso kohe, Shqypnija perposë se i ishte perveshë Sulltanit çëmos kurr, nuk kishte mâ nji prîs rreth të cilit e bashkueme tok në nji të mujtte me shpresue ngadhnimin e fundshem. Mandej, tue pasë pranue shumica e Shqyptarve fén muhamedane, si antarë të Perandorís ottomane, këta, gëzojshin në sherbim të sunduesit të njajtat të drejta si vetë Turqit[1]. Tashti, tue pasë të gjitha ato privilegje shqyptari muhamedan, nuk e ndiejte aq zgjedhen e huej, poendè edhe të krishtenët shpyptarë ishin kondend duket me at autonomí qi u a njihte Sulltani. Së pakut nuk besojshin nji permirsim tue i sjellë shpinen Davletit e tue u bâ me Miskov e me popuj rajë.

Kjo asertë e jona mbi të krishtênë provohet prej luftave të pergjakshme qi bân katolikët së bashkut me muhamedanë n’at rasë per mprojtje të tansís toksore tè Shqypnís edhe prej çarkores qi i dergojte aso kohe nentarve të vet ipeshkvi i Pultit, Emzot Cracchi, O. F. M. .

Qe shka shkruete[2]:

Krenve t vogjlís së Shalës etj. etj.

Komiteti i Lidhjes shqyptare për mprojtjen e atdheut ka dergue dísa burra nder këto male, per me mbledhë ka nji luftár per shpí e me u bashkue sa mâ parë në lamen e luftës, në mënyrë qi të gjith Shqyptarët, kristjanë e muhamedanë, të prapojn ushtrín anmike. E zâ per detyrë me u këshillue t’a kini fort per sêmer tansîn e atdheut t’uej. Zoti e atdheu janë gjâ shêjte. Per këta s’do tè na dhimbet jeta. Gjaku i ynë do të derdhel per ta kurdo t’a typi nevoja. Pra mos u shburrnoni në ket rasë kaq me randsí. Bashkonju si burrat me vllasent e juej në mprojtje t’atdheut kundra të huejit, e tue kêne të gjith të bashkuem kini me kênë të sigurët se Zoti i Fitoreve ka me kênë me jú.

Gajretni pra e bâni me dijtè Botës, se nder dej t’uej rrjedhë se rrjedhë gjaku i burrave të parve t’uej aq në zâ.
Tue u dergue shëndet e bekim gëzohem me kênë i juej
Ipeshkev fort i dashtun
Albert Cracchi, 0. F. M.

Nuk do harrue veç se sikurse në të gjitha zotnimet e perparshme, pushtimi i Osmanllís kufizohej vetem neper fushat e qandrat e tregtís e të çarkullimit, se nder malet e vendet e mprojtuna prej natyret vijuen Shqyptarët jeten e tyne te pamvarshme me gjithse toka shqyptare njihej zyrtarisht e zotnneme prej Turqish.

I ndritshmi zotni René Pinon, kompetenca e të cilit nder çashtje të Ballkanit âsht fort e çmueme edhe jashta Francet, në nji artikull fë vetin mbi Shqypní, botue në blênin e Dhetorit 1909 të perkohshmes «Bevue de deux Mondes» shkruen: „Shqyptari në daç kje Vezir i Madh në Stambollë a barí në shkretín e Pindit, âsht nji aristokratik, nji nierë i lirë, nji bujar. Bullgari, atje nder fusha të Maçedonís, perkulet mbí shát e punon toket e Turkut: Shqyptari âsht mbreti i malevet. Gjuetár, barí, ushtár, ase cub aj s’i shtrohet veç se kanunit të vet e s’pret ndimë veç se prej armve të veta“.

Në luften ruso-turke, 1877, mbasi u pushtue Tivari e Ulqini prej Malazezve; Nishi, Vranja, Kurshumija e disa krahina të Mitrovicës e të Prishtinës prej Serbve, krahinat shqyptare të kufínit, tue pa rrezikun qi po u kercnohej lidhen besa-besë per mprojen e tokve të veta.

Por me gjithse Turkís i ishte dhânë e mbrapshta, gjithnji Shqyptarët shpresojshin në ngadhnimin e mbram të saj. Kjo shpresë u buer kurë u bâ pagja me Rusí në Shen Stefano, pagjë qi i rrembejte Shqypnís disa krahina të mëdhá. Shqyptarët e pán ateherë se shka ishte tue i gjetë, prandej qiten kushtrimin n’anekand vendin.

Heren e parë e çoi zânin kryeipeshkvi i Shkodres, Emzot Karlo Pooten. Ky me 11 Marc i drejtoi nji telegram qeverís Austro-Ungare, me të cilin i ankohej kundra salvimeve e shkeljeve të tokve shqyptare prej Slavëve. Si kryetár i fés katolike në Shqypní kerkojte largimin e Malazezve, se Shqyptarët nuk mund të rrnojshin nen flamurin e nji shteti të pagjytetnuem e katundár… Tivari, thojte aj, âsht nji gjytet fjeshtë shqyptár e s’ka të drejtë Slavi t’a mbajë, e n’âsht se ky gjytet u dorzue, kjo ndodhi per mungesë ushqimi e municjonesh e jo se i mungojte trimnija[3].

N’at kohë, mbasi po flitej se nji pjesë e Shqypnís së Jugut do t’i ipej Greqís, krenët e Shqypnís, të Verit, të Mesme e t’asaj të Jugut protestuen rrebtas[4].

Gjithashtu edhe Dibranët, kurë mueren vesht se me traktatin e Shen Stefanit, krahina e tyne u ishte lshue Bullgarve, çuen zânin si Shqyptarët tjerë, tue i dergue ambashadorit t’ Anglís në Stamboll ket télegram:

Lajmohemi se Dibren e perfshijnë provinçet qi i a Ishuen Bullgarís me traktatin e Shen Stefanit. Populli i Dibres âsht egersue teper nga ky lajm. Dibra s’ka te haj aspak me vendin qi quhet Bullgarí. — Dibra âsht nji vend krejt Shqyptár dhe ka permbi 220.000 musliman e 10.000 të krishtênë, të cilët të gjithë janë prej nji gjaku. Mâ mirë të shuhemi deri në burrin mâ të fundit, se sa të hyjmë nen sundimin e Bullgaris kunder dëshirës s’onë e kunder të drejtave të kombësis s’onë”[5].

Rreziku qi po i kercnohej, i shtyni Shqyptarët të merren, vesht ne mes të tyne, të bashkohen e të lidhen per mprojtjen e atdheut të vet. Gjithkahë neper Shqypní u formuen komitete per mprojtjen kombëtare, sidomos në Shkoder, Prevezë, Janinë e Prizrend. Nji proklamë e Komitetit Qandruer me daten 30 Majë u mbyllte me këto fjalë: „Na duem me jetue qetsisht me fqijë t’onë Malazes, Serbë, Bullgarè e Grekë. Na nuk lypim, nuk duem kurrgjâ prej tyne; por jemi të lidhun besa-besë me ruejt shka ásht e jona. Lypim t’u lehet Shqyptarve toka shqyptare.”[6]

Por traktati i Shen Stefanit cenojte të drejtat nderkombetare, prandej me ndermjetsín e Austrís u mblodh në vjeten 1878 nji kongres i rí në Berlin i perbâm prej perfaqsuesve të Fuqive mëdhá t’Europës per të rishíkjue at traktat. Dihej se edhe aty gjithnji ishte në rrezik coptimi i tokve shqyptare.

Tue kênë se ky kongres do të çilej me 13 Qershuer, Shqyptaret per me i dalë punës perpara bân nji mbledhe të pergjithtë në Prizren. Mbledhja kishte per qellim formimin e nji frontit të perbashkët me nji qander prej kn do të mirreshin masat e do t’ipeshin urdhnat kundra anmiqve edhe të bâheshin hapat e duhun peranë kongresit në Berlin.

Delegetent e Lidhjes vûn besë per gjaqe e ngatrresa deri të rregullohej fati i Shqypnís, e caktuen dënimet per ata qi do të prishëshin besen e qetsín, tue vû ne zbatim Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Me 15 Qershuer, kjo Iidhje, e quejtun aty e mbrapa «Lidhja e Prizrenit», i dergoi nji telegram Portes së Naltë me anen e së cilës i njohtojte se Shqyptarët nuk do t’u nenshtroshin vendimeve kundra tansís toksore të Shqypnís, e Qeverija turke e kishte me detyrë t’interesobej per fatin e Shqypnís në Kongresin e Berlinit. Abdyl Frasheri hartoi dý telegrame; njana i u drejtue ambashadorve në Stambollë e tjetra Kongresit të Berlinit. Lidhja me këto telegrame kerkojte qi të mirreshin para sýsh e t’u mprojshin të drejtat e Shqyptarve. U formue atëherë n’at gjytet nji komitet qandruer permbeti per me mbajtë gjallë levizjen e mbrendshme e perpjekjet nderkombëtare. Ky komitet caktoi programen e autonomís të kombit shqyptár e i shenjoi kufíjt. Programa pershîte kater vilajete: Janinë, Shkoder, Monastir e Kosovë. Këto vilajete do të formojshin nji administratë të vetme, me Monastirin kryegjytet, tue pasë gjuhë zyrtare shqypen. Shum delegeten deshten me shtîj mbrenda kësaj administrate edhe vilajetin e Salonikut e sangjakatin e Novipazarit si krahina të banueme prej njaj shumice së madhe shqyptarësh[7].

Lidhja në Prizren veprojte krejt si nji qeverí kombëtare snndojte e rregnllojte krahinat e gjytetet e Shqypnís per sa i perket administratës edhe mblidhte liiftarë e taksa. E nuk ishte çudë. Stambolla qyshse ishte kênë kmntue se Shqyptarët po pregatiteshin me bâ nji lidhje kombetare, nderhîni mejherë edhe perkrahi levizjen me qellim t’a perdori si mjet kercnues në kongres të Berlinit. Po edhe Sulltani vetë u kishte dhanë urdhen qeveritarve e ushtarve në Shqypní mos me i u perzie Lidhjes ue veprimin e saj. Posë kesaj ky u kishte premtue Shqyptarve edhe nji farë autonomijet nen sypranín e tij.

Kurë Qandra në Prizren ishte në krijim e siper parija e Shkodres, katolike e muslimane, në bashkëpunim me kolonín shkodrane të Trieshtit e me Shqyptarët e Italís, bân nji memorandum edhe i a drejtuen Lordit Beaconsfield, kryeministrit e krye-delegatit t’Anglís në Kongres të Berlinit me 13 Qershuer 1878. Mjefton me u diftue pika e pare per me pa qellimin e tyne; ajo ishte kështu: Indipendenca e Shqypnís perveç se âsht n’interresen e Shqyptarvet, por edhe ekuilibri i Europës e kerkon qi kjo të jetë nji shtet i pamvarun per me formue murin mprojtës t’Europës prendimore kundrejt invasjonit Slav[8].

Me 15 Qershuer, mbasi u çil Kongresi i Berlinit, Dega e Lidhjes në Shkoder, dergoi nji telegramë atij Kongresi, me lutje qi Tivari, Shpûza e Podgorica t’i mbetëshin Shqypnís[9].

Po në ket ditë edhe Qendra e Lidhjes në Prizren sikurse ajo e Skkodres i dergoi nji telegram Kongresit, tue i parashtrue kerkesat e Shqyptarve e të drejtat e tyne kombëtare.

Edhe kolonija shqyptare e Stambollit, nuk la gur pa luejt per mprojtjen e të drejtave kombëtare. Prisat e kësaj kolonije me 20 Qershuer i drejtuen nji memorandum Ministrit të Punve të jashtme t’ Austro-Ungerís, kontit Andrassy, me të cilin e luteshin te kujdesej per të drejtat shqyptare… Qe nji copë e atij memorandum: Na do t’ ishim indishret, sikurë në mest të punrave të randa, me të cilat po merret tani kongresi, të flitnim per historín, gjuhen dhe ethnografín t’onë per të provuem gjendjen e Shqypnis. Kufìzohemi vetem me diftue këtu kufìjt e saj të cilët nisin prej Tivarit e Shkodre me malet e banueme prej katolikve e prej Peje, Kurshumlie, Prishtinë, Leskovac, Vranje, Shkupi, Manastiri, Follorina, Kosturi, Grebeneje, Pindi, Kalariti e Artë dhe mbarojn në gjinin e Ambrakís.— Këto tokë gjinden ndermjet vendeve të sypertregueme e dedit.[10]

U çuen edhe prej viseve të ndryshme të Shqypnís telegrama protestimi Kongresit. Shqyptarët njij zâni kerkojshin nju Shqypní kater vilajetesh; d.m.th. të Janinës, të Shkodres, të Shkupit e të Monastirit.

Mbas njnj memorandnm qi dergoi Lidhja e Prizrenit në Kongres të Berlinit u fol kjo çashtje, por u mueren vendime të kunderta. E pra çashtja shqyptare njihej mirë prej shumn kuj. Po permendim vetem ndonji.

Në nji liber qi boton në Parigj në 1840 “La Turquie d’Europe”, Ami Boué, udhtar e studjoz i censhem, dishmon se Shqyptaret jânë perzie me Serb në fushen ndermjet Prizrenit e Pejës, ndermjet Vranjes e Mitrovicës, e banojn vetmas zonen sud-ovest të fushës së Prishtinës, rejonet ndermjet Vranjes, Gillan, Novo Brdo, Prishtinë, Kzatonë Kurshumlje, Prekoplje e Metohje. Nji shkencatár tjeter, Georg von Hahn, i zanun si nji nder mâ të parat auktoritete në problemin etnografik të Shqypnís, në “AIbanesische Studien” (Jena 1854). thotë se Shqypnija zgjâhet prej Prevezet e Novipazar, e perfshîn në rrethin e vet të gjitha vendet e kater vilajeteve: Janinë, Shkoder, Monastir e Shkup. E në nji veper tjeter te tijn «Reise von Belgrad und Salonik» (Vienë 1868) vên Moraven si cak kutinit ndermjet Shqyptarve me Slav.

Zotní Pinon në nji artikull të botuem në «Revne de deux Mondes» tue folë permbî kufij të Shqypnís, thotë: Prejë fushave të Vardarit e n’Adriatik, prej Tesalijet e në Mal të Zí zot toket âsht Shqyptari në daç pse ky hîni mbrenda mâ i pari, n’daç pse ky ndodhi mâ i forti.

Lord Fritz Maurice, mis i Komisjonit te Rumelís lindore shkrou në Foreign Office, e qi mandej kje botue në Blue Book në 1880, mbi kufij të Shqypnís këto fjalë: ,,Për me folë shka asht, kombit shqyptár i bje me u pershtrij edhe permbrenda kufive të Serbís e të Malit të Zi, e krahina e Kosovës, shka merr prej Mitrovicët e teposhtë, âsht krejt shqyptare e ka vetem nji skundill të vogel fort serb. Statistikat bullgare e greke, permbí të cilat qeverít e Sofís e t’Atinës temelojn pretensjonet t’veta mbi Monastir, Oher, Korçë, janë bâ deshtas me rrêna elè ato të Greqís janë bá pa kurrfarë turpit. [11]

Po këto të drejta etnografike nuk i mohueu as kundershtaret t’onë atëherë kurë ende nuk ishin lakmít politike. P. F. Bradaska, botojte në “Peterman’s Mitteilungen” 1869 (XIV) në nji studim kushtue slavëve të Turkís (“Die Slaven in der Turkei») nji Shqypní me këto kufij: Tue zânë fillë te bregu i Spicës, kah nordi i Tivarit, e në drejtim nord-est të liqenit të Shkodres deri ngjat Senicës; e aty kethye kahë Novipazari perfshîjn krejt fushen kahë nordi i Mitrovices o mbërrîn në Kurshumlje e Prokuplje. Prej këndej në drejtim me Nish kethen kahë sudi deri në Kumanovë e vijojn n’at drejtim në Shkup, Monastir, Kosturë, Janinë, Artë e Prevezë. Nji shkrimtár Bullgar qi studjoi këto vende, Jordan Ivanov, në vepren e vet “Bulgarite Makedonia” (Sofia, 1915) e dishmon shqyptár popullin musulman të Monastirit, t’Ohrit, te Strugës e të Shkupit.

Kishim me mujt me shkue gjatë me çitime, e edhe me prû provë tjera, si harta dheshkrojet e stastika, ne perforcim të drejtave toksore të Shqyptare, por na duket e tepert, prandej po vijojm diftimin e ngjarjeve t’asaj kohe.

Vendimet e Kongresit të Berlinit në favor të Serbve, të Malazezve e të Grekve i dispruen shum Shqyptaret. Keta e pán se s’kishte mbetë tjeter veç me u mundue me shpetue vendet qi ende nuk ishin në dore t’anmiqve. Shqyptarët me fuqí t’armve bânë t’shqyrtoheshin edhe nji herë kufîjt ne veri e në jug të Shqypnís, e disa pjesë u shpetuen mbasi u derdh shum gjak.

Kah mbarimi i vjetës 1878, Lidhja dergoi si delegeten të vet Abdyl Bej Frashërin e Mehmet Ali Bej Vrionin neper kryegjytete t’Furopës, per t’informue qeverít e ndryshme mbì të drejtat e kombit shqyptâr e mbi kerkesat e tija.

Porsa u mbarue lufta per kufîj, Turkija, per të ndaluem shpalljen e nji autonomije, dergoi ushtrí të madhe në Shqypní. Shqyptarët i u kundershtuen me armë, e mbas perpjekjesh të pergjakshme, Lidhja shqyptare u zhgatrrue, Prîsat u zûnë e u internuen, perveç disave qi u aratisen.
Veprimi e aktiviteti i zhvilluem prej Lidhjes së Prizrenit kje nji hap me shum randsí. Programi i saj qi ishte a) krijimi i nji provincje autonome shqyptare e perbâme prej kater vilajetesh; b) Perdorimi i gjuhës shqype si gjuhë zyrtare; c) Lirija e njinjisimi i besimeve, nuk u realizue. Me gjithkëta veprimet e saja i dhanë shkas të shtohet edhe çashtja shqyptare në mes të çashtjeve tjera të Ballkanit. Por në fazen e parë veprimi ka prodhue: Gusija e Plava të shenjueme Malit të Zí, i kthehen Shqypnís, së cilës i mbesin edhe Preveza e Janina të kerkueme prej Greqijet. Por mâ fort se tjeter merita e sajë âsht pse mbolli faren e rilindjes kombëtare.
Levizja kombëtare shqyptare vijoi jashta kufinit turk. “Shoqnija letrare shqype” e themelueme në Stambollë në vjeten 1870, qi bashkon muhamedanë, katolikë, e ortodoksë, e botoi libra shqyp, o salvueme prej qeverís turke baret në Bukarest, në Bruxelles, në Sofí. Atje u vîjuen botimet shqype e u perhapen në Shqypní tinzë.
Me këta nuk duem me thânë se gjuha shqype nisi me u lavrue veç me ateherë. Qyshë me Buzukun, 1555, u botuen jo pak libra shqyp, por aty e mbrapa muer nji shkas të rí e shum mâ të madh e te pergjithtë.

[pjesë nga një artikull ma i gjatë në “Hylli i Dritës”, 1941]

[1] — „Besa muhamedane në principet e veta, fén me kombësinë e quan nje. Po të hapim nji fjalor arabisht ose tyrqisht shofim se fjala “din” ka kuptimin “milet”; por në fjalorin e sotshem “din” d. m. th. besim edhe “milet” kombesi. E marrmja pjese e kombit shqiptar në zotnimin politik të Turqisë e beri qi ay të shoqëronjë fatin e tij, per pesë shekuj, me kombin tyrk. Nga këjo merret vesht se, nji nga shkaqet parimtare që zgjuajnë kombësinë i mungonte shqiptarit krejt*. Shih, Mehdi Frashëri “Lidhja e Prizrendit”, Tiranë IÍI36, f. 8.
9. XVI!, 3-4 (179*180)
[2] — P. Libardi Camillo. O. M. “Il missionario albanese sul campo di batlaglia”. Pergine. Stab. Arti Grafiche L. Trogler, 1931, f. 80.
[3] — Xhafer Belegu, «Lidhja e Prizrenit», f. 15 Tiranë 1939.
[4] — Xhafer Belegu, si sypri, f. 16.
[5] — Xhafer Belegu, si sypri, f. 16.
[6] — Arturo Galanti „L’ Albania” f. 226
[7] A. Baldacci shkruete ne mojin e Nandorit 1912 në „Revue Économique internationale” të Bruxelles; „Les deux vilayets de Scutari et de Janina constiluent l’Albanie proprement dite. A la suite des luttes pour lcur renaissance nationale, les Albanais revendiquent maintenant des droits mème sur les vilayets de Kossovo, de Monastír et de Salonique. L’ on doit, au moins en partie, reconuaitre le bien fondé leurs revendications basées sur l’anthropologie et le folklore. Mais il ne faut Pas exagérer et méconnaître aux autres nationalités ce qui, dans lëtat actuel dps critises, leur appartien à raison de la propagande qu’elles ont faite par le passé.”
[8] — Xhafer Belegu, f. 24.
[9] — Xhafer Belegu, f. 25.
[10] — Xhafer Belegu, f. 28.
[11]) — I njajti shkruete edhe këta «… Nji numer i madh Shqyptarësh gjindet edhe në sangjakatin e Novipazarit e në sangjakatet e krijueme tashti të Teskigjes e të Senices.

div.meta-author { display:none; }