News That Matters

Jashari e Corell nënshkruajnë marrëveshje për avancimin e partneritetit mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Iowas

20/05/2022. 16:41

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Benjamin Corell.

Marrëveshja e nënshkruar ka të bëjë më rritjen dhe avancimin e partneritetit mes dy forcave.

“Kjo marrëveshje është e ndërtuar në 6 shtylla dhe ka për qëllim të avancojë programin e partneritetit ushtarak duke përfshirë manovrën, zhvillimin e trupës së nënoficerëve, mirëmbajtjen e sistemeve ushtarake, mjekësinë ushtarake dhe fushën e kibernetikës”, thuhet në komunikatë.

Gjeneral Jashari me homologun e tij Corell vizituan trupat e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së në poligonin e stërvitjes në Kampin Atterbury, të shtetit të Indianës.

“Vizita e Gjeneral Jasharit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me përcjelljen nga afër të realizimit të ushtrimit dhe thellimit të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë.

div.meta-author { display:none; }