
17/10/2021 16:30
Që nga ora 07:00 thuajse të gjitha pikat e vendvotimit janë hapur.
Shumë prej qytetarëve tashmë kanë kryer obligimin e tyre për votim, ndërsa mbetet të shihet se sa do të jetë dalja në votime e përgjithshme deri në ora 19:00.
Deri në ora 16:00, kanë votuar gjithsej 26.89% e qytetarëve, apo 506 mijë e 997 prej tyre.
Në të dhënat e publikuara tashmë nga KQZ theksohet se votues në listën e votuesve janë gjithsej 1.885.448.