
27/04/2022 13:25
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur periudhën se kur punëtorët e sektorit privat do të mund ti marrin paratë, shkruan Gazeta inFokus.Para disa ditëve MFPT ka hapur formën e aplikimit për 100 euro shtesë të cilat konsiderohen të jenë mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.Sipas MFPT-së, këto janë periudhat kur paratë do të dalin në llogaritë bankare të qytetarëve“Ndarja e 100 eurove nga shteti, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privatNdarja e 100 eurove nga shteti, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privatPër ata që janë deklaruar gjatë muajit shkurt, pretendohet që mjetet do t’i marrin duke filluar nga muaji maj.Ndërsa, ata që kanë pagë më të lartë se 1,000 euro dhe punëtorët që nuk kanë qenë të regjistruar në muajin shkurt, nuk mund të përfitojnë këto subvencione nga shteti.“Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022”, thuhet në njoftimin e ministrisë.Kjo ministri thekson se të punësuarit që dëshirojnë ta verifikojnë se a janë të kualifikuar për këtë subvencionim, duhet t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës.