
Lëngu i lakrës është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Është i pasur me poli fenolë, kalcium, magnez, hekur fosfor sulfur, kalium, jod si dhe vitaminat e shumta por edhe acid folik.
Lakra për mban shumë polifenolë ose siç njihen ndryshe si antioksidantë që pakësojnë shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene dhe atyre kronike. Mineralet e rëndësishme që përmban ky lëng e bëjnë atë të rëndësishëm në mbrojtjen e kokcave por edhe në uljen e tensionit të gjakut.
Vitaminat që gjenden tek lakra dhe lëngu i saj janë të dobishme për sistemin riprodhues, atë imunitar shëndetin e syve por edhe shëndetin e flokëve lëkurës, mëlçisë, nervave syve e shumë të tjera. Lakra është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që e ndihmon organizmin të jetë më rezistent ndaj baktereve, radikaleve të lira dhe virozave.
Sipas të dhënave lakra përmban më shu.më vitaminë C se portokallet, një karakteristikë që e bën lakrën të domosdoshme kundër shumë sëmundjesh. Lakra është një nga 10 ushqimet më të pasura me vitaminë K, e cila është thelbësore kundër së mundjeve të zemrës dhe kockave.
Arsye përse duhet të pini lëng lakre eshte se ndihmon kundër ulçerës në stomak
Lëngu i lakrës trajton ulçerën në stomak sipas të dhënave mbi këtë perime. Sipas shkencëtarëve ky lëng i pasur në vitamina dhe minerale forcon rezistencën e shtresës së stomakut ndaj acideve.
Ndihmon funksionin e mëlçisë lëngu i lakrës përmban antioksidantë që lua.jnë një rol në detoksifikimin e mëlçisë. Mëlçia luan një rol vendimtar në funksionet e ndryshme metabolike të trupit.
Flokë të shëndetshëm lëngu i lakrës përmban shumë sulfur dhe është shumë efikas për forcimin e flokëve dhe shmangien e rënies së tyre. Pini një gotë me lëng lakre çdo mëngjes dhe përdoreni lëngun edhe si maskë flokësh.