News That Matters

Ish-ambasadori Qëndrim Gashi nderohet nga Franca me urdhërin “Komandant i Legjionit të Nderit”

12/03/2022 10:44
Qëndrim Gashi, ish Ambasadori i Kosovës në Francë u nderua me udhëtin Komandant i Legjionit të Nderit.

Urdhëri i ndarë nga Presidenti Macron, iu dorëzua Ambasadorit Gashi në një ceremoni të veçantë në Ambasadën e Francës në Prishtinë.

Siç njofton Ambasadën e Francës në Kosovë ky urdhër, më i larti në Republikën franceze, iu dha për merita të posaçme dhe veprime vendimtare nga z. Gashi.

“Ky urdhër, më i larti në Republikën franceze, iu dha për merita të posaçme dhe veprime vendimtare nga z. Gashi. Aktivitetet e tij diplomatike kanë kontribuar në thellimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet Francës dhe Kosovës.
Ceremonia u zhvillua në prani të familjarëve të tij, miqve, kolegëve, përfaqësuesve të institucioneve kosovare dhe franceze.” thuhet në njoftim
 

Ndërkaq, Gashi ishte liruar nga detyra, vitin e kaluar nga presidentja Vjosa Osmani.

Qëndrim Gashi ishte emëruar ambasador në Francë më 2016, sipas tij me nismën e ish-presidentes, Atifete Jahjaga.

 

div.meta-author { display:none; }