News That Matters

Irlanda merr përsipër Presidencën e KE-së, urohet nga Gërvalla

21/05/2022. 15:32
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka dorëzuar ditë më parë aplikacionin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka uruar menjëherë Irlandën për marrjen e kryesimit të presidencës me Këshillin e Evropës, derisa ka thënë se mezi pret të vazhdojë bisedimet rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.“Ne i dëshirojmë Irlandës një presidencë të suksesshme në Këshillin e Evropës. Ne presim që të vazhdojmë dialogun tonë rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Gërvalla.
Siç dihet, në mbledhjen e 20 majit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt në Torino të Italisë nuk u fut në rend dite aplikimi i Kosovës për anëtarësim. Kësisoj, Kosovës do t’i duhet që të pres deri në majin e vitit 2023, kur do të mblidhet përsëri Komiteti i Ministrave në Rekyavik të Islandës, për të bërë përpjekje që aplikimi të procedohet e të ecet me hapat tjerë të anëtarësimit.

Takimi në Torino shënoi edhe fundin e presidencës italiane me KiE, të cilën e mori përsipër Irlanda.

div.meta-author { display:none; }