
20/09/2021 18:38
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policorë, shkruan “Radio-Ylberi”
Në njoftimin e bërë për media thuhet se hetuesit e IPK-së janë duke hetuar një rast ku i dyshuari është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
Më tej, në komunikatë theksohet se rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorinë e shtetit.