News That Matters

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24h se hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dje një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor Ferizaj).

Ai ishte i përfshirë në një incident, dhe kishte kryer veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.” thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas Policisë, hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore që ti sqarojnë rrethanat e këtij incidenti

div.meta-author { display:none; }