
12/09/2021 13:26
Sampdoria dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës
Nerazzurrët janë mysafir të klubit gjenovez në takimin i cili pritet të zhvillohet nga ora 12:30 në stadiumin Luigi Ferraris.
Ekipi i Simone Inzaghit vjen nga një seri pozitive prej dy fitoresh dhe synon fitoren e radhës në kampionat.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Sampdoria: Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Silva, Thorsby, Damsgaard; Caputo, Quagliarella
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez