News That Matters

Interi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A

22/01/2022 23:14

Interi ka fituar në minutat e fundit kundër Venezias në Guiseppe Meaza. Pasi barazuan në Bergamo kundër Atalantas, ata fituan sonte kundër Venezias në Milano. Thomas Henry (19) shënoi për Venezian, kurse barazoi në minutën e 40-të Barella për Interin. Edin Dzeko shënoi në minutën e 90-të për t’ia dhënë fitoren zikaltërve

Interi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Kampioni i Italisë ka fituar në Guiseppe Meaza në Milano kundër Venezias me rezultat 2-1.

Rasti i parë në këtë ndeshje ishte për Venezian dhe u shndërrua në gol. Ethan Ampadu bëri një krosim nga një largësi e madhe ku gjeti në zonë Thomas Henry i cili shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 19-të.

Interi tentimin e parë për barazim e pati në minutën e 36-të ku ishte Lautaro Martinez që bëri një goditje me vole por topi kaloi afër shtyllës së lartë të portës së portierit Lezzerini.

Katër minuta më vonë Interi do ta barazonte rezultatin.

Një krosim i Darmian shkon bukur për Perisic, i cili godet fuqishëm me të djathtën e tij por Lezzerini do të priste përsëri por vetëm duke e dërguar atë të Nicollo Barrella që shënon golin e barazimit për Interin.

Por, para se të pranohej goli, intervenoi VAR pasi që u mendua se ishte shkaktuar faul por gjyqtari Matteo Marchetti pasi e shikoi situatën vlerësoi se goli i Barrellas është i rregullt dhe rezultati ishte barazuar.

VAR intervenoi edhe në një rast në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë pasi që ishte thënë se kishte pasur prekje me dorë, por nuk pati penallti.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Interin të cilët vazhdimisht ishin në kërkim të barazimit të rezultatit.

Federico Dimarco i Interit e pati rastin më të mirë për të shënuar golin e epërsisë në minutën e 70-të nga gjuajtja e lirë por përsëri ishte Luca Lezzerini që ia mohoi golin Interit.

Goli i fitores për Interin do të vinte në minutën e 90-të të ndeshjes pas një krosimi maestral të Denzel Dumfries për Edin Dzekon që shënoi një gol të bukur me kokë.

Kjo fitore e ngrit Interin në kuotën e 53 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Milan që nesër ka një ndeshje të vështirë kundër Juventusit.

div.meta-author { display:none; }