
21/09/2021 23:00
Interi e ka mposhtur me përmbysje 3-1 Fiorentinën, në kuadër të javës së pestë në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Riccardo Sottil në minutën e 23-të, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Interi u kthye në lojë, në minutën e 52-të, Matteo Darmian e barazoi rezultatin, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Edin Dzeko pas një asistimi nga Hakan Calhanoglu e kaloi Interin për herë të parë në epërsi.
Golin e fundit dhe të fitores e shënoi Ivan Perisiq në minutën e 87-të.
Interi pas kësaj fitore kalon në pozitën e parë me 13 pikë, teksa Fiorentina mbetet në pozitën e gjashtë, me nëntë pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Inter luan me Atalantan në “San Siro”, ndërsa Fiorentina kundër Udineses.