News That Matters

Instituti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

15/06/2022. 18:42

Sot, në Prizren, një delegacion i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve,
në përbërje Dr. Skender Asani – Drejtor, Dr. Sefer Tahiri – Sekretar Shkencor dhe Dr. Zeqirija
Ibrahimi – këshilltar shkencor, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Ukshin
Hoti” të Prizrenit.
Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtori, Dr. Skender Asani, dhe rektori i
Universitetit “Ukshin Hoti”, Dr. Samedin Krrabaj.
Me këtë marrëveshje bashkëpunimi është dakorduar që edhe Universiteti “Ukshin Hoti” të
përfshihet në aktivitetet shkencore të edicionit të sivjetmë të manifestimit shkencor “Ditët e
alfabetit”, që i kushtohen 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, si dhe për ta zgjeruar
mundësinë e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.

div.meta-author { display:none; }