News That Matters

Inspektorët komunal në Mitrovicë largojnë nga sheshi auto lodrat e fëmijeve

14/07/2022. 14:23

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, ka zhvilluar një aksionin për largimin e shitësve ilegalë nëpër hapësirat publike konkretisht tek sheshi i qytetit.

Gjatë këtij aksioni në shëtitoren “Agim Hajrizi”, janë sekuestruar disa auto lodra për fëmijë të cilët e zhvillojnë veprimtarinë biznesore pa leje nga organet kompetente si dhe shfrytëzojnë hapësirën publike duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve, sidomos gjatë sezonës së verës, kur kemi edhe levizje më të madhe të qytetarëve.

Drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi, ka theksuar se disa herë shitësit janë paralajmëruar që të mos vazhdojnë punën ilegale në sheshin e qytetit, por pavarësisht këtyre vërejtjeve, ata kanë vazhduar me punën e tyre andaj inspektorët komunal kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi duke ndaluar zhvillimin e veprimtarive të tilla.

div.meta-author { display:none; }