
14/07/2022. 19:07
Inspektorët e Komunës së Mitrovicës, gjatë ditës së sotme kanë ndërmarr masa që të ndërpresin punimet në ndërtimin e fushës sportive, tek Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, në mungesë të lejes ndertimore.
Me këtë rast, inspektorët komunal menjëherë kanë vendosur mbishkrimin “Vendpunishte e mbyllur”, për të ndaluar punimet në këtë fushë, si dhe kanë urdhëruar palën që fillimisht t’i drejtohet organeve kompetente në marrjen e pëlqimit për fillimin e punimeve.