News That Matters

Inspektorati i Mitrovicës i largon shitësit e drunjve nga rruga

25/01/2022 15:12
Drejtoria e Inspeksionit, me asistim të Policisë, po vazhdojnë me planin dinamikë të punës në lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike në terë qytetin e Mitrovicës, shkruan “Radio-Ylberi”.

Aktivitetet e tilla janë ndërmarr pas kërkesave të shumta të adresuara nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengesa dhe vështirësi të lëvizjes përgjatë trotuareve në disa lagje të qytetit.

Pas aksionit e sotëm, janë paralajmëruar aksione të tilla edhe në ditët e ardhshme.

div.meta-author { display:none; }