News That Matters

Inspekcioni ia ndalon punimet e ndërtimit një objekti afarist banesor në Mitrovicë

04/04/2022 16:26

Inspektorët e ndërtimit gjatë ditës së sotme kanë ndërprerë punimet në një objekt afarist banesor në rrugën “Nexhip Dragaj”, i cili ka filluar të ndërtohet pa leje kompetente nga komuna.

Me këtë rast, inspektorët komunal kanë bërë vendosjen e shiritit përreth objektit dhe menjëherë kanë ndërpre punimet.

Ata kanë bërë të ditur se pala është urdhëruar që të ndjekë procedurat ligjore, pasi që deri në marrjen e lejes kompetente për ndërtim nga komuna nuk ka të drejtë të vazhdoj zhvillimin e punimeve.

Drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka potencuar se inspektorët komunal në vazhdimësi do të jenë në mbikëqyrje të ndërtimeve të paligjshme në gjithë territorin e Komunës së Mitrovicës.

div.meta-author { display:none; }