
Një video shokuese është publikuar në rrjetet sociale. Një e moshuar shihet se po goditet me shuplaka në fytyrë nga një infermiere. Aktorja, Kaltrinë Zeneli ka publikuar në Facebook një video ku shihet një infermiere duke e goditur me shuplaka fytyrës një plakë të moshuar.
Këto pamje kanë terrorizuar qytetarët.Ky akt mizor është gjiruar nga koleget e kësaj infermiereje, teksa po e godet pa ndalur të moshuarën.
Teksa ajo e godet dëgjohen koleget duke qeshur me aktin.
E infermierja e cila tashme është arrestuar dëgjohet duke thënë “Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”.
Policia në Pejë ka konfirmuar se dy punonjëse të shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë.
Sipas Policisë, është arrestuar e dyshuara që shihet duke sulmuar fizikisht të moshuarën dhe punëtorja kryesore e shtëpisë së pleqve ku ka ndodhur rasti.