News That Matters

Infantino tregon lidhjen e veçantë që ka me Kosovën

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, ka thënë se Kosova për të është një shtet i veçantë, pasi në atë vit është emëruar si kryetar i FIFA-s.

Infantino ka thënë se kjo është një shenjë e mirë, njofton Klankosova.tv.

“Për mua është një kënaqësi dhe nder të jem në Kosovë dhe të takohem me kryetarin e Federatës të Futbollit të Kosovës, me njerëzit, sepse Kosova është definitifisht një shtet i futbollit, është një shtet i veçantë për mua, sepse Kosova u bë anëtar i UEFA-s, në vitin kur u emërova kryetar i FIFA-s, besoj që është një shenjë e mirë. Ne kishim takime të shumta sot, me kryeministrin, Presidenten e Shtetit, dhe takuam të gjithë komunitetin e futbollit, referat, sponsorat dhe të gjithë”, ka thënë Infantino.

div.meta-author { display:none; }