
01/02/2022 13:00
Imami kosovar, Labinot Maliqi e ka quajtuar bullizëm ndalesën e MASHT-it për bartjen e shamisë në shkolla.
Për këtë, Maliqi ka kërkesë publike për kryeministrin Kurti që të shfuqizojë vendimin në fuqi.
“Edhe ndalesa e Ministrisë së Arsimit për bartjen e shamisë në shkolla, po vazhdon të shkaktoj #bullizëm tek ato vajza që e bartin atë.
Meqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha mbrëmë se: “Jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës.” Atëherë, kërkoj që t’i përgjigjet kërkesës sonë dy dekada e vjetër, duke e shfuqizuar ndalesën administrative të MASHT-it, e cila po vazhdon t’ua mohoj vajzave të drejtën e tyre kushtetuese për t’u shkolluar, dhe të drejtën kushtetuese për ta praktikuar hapur besimin e tyre” shkruan Maliqi në kërkesën e tij.