News That Matters

Imami i kapet Haradinajt për shkollën në Gjakovë: Nëse tu kanë lodhë mashqit, kujdes me gratë e partisë

01/04/2022 09:02
Imami Labinot Maliqi, i ka reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj për vendosjen e simbolit në Shkollën e Mesme Teknike në Gjakovë ku ndalohet vendosja e shamisë.

Maliqi me anë të një postimi në Facebook veprime të tilla i ka quajtur “fashiste” dhe të sojit që sipas tij po e luftojnë besimin e një shumice dërrmuese.

“Ramush Haradinaj, nëse t’u kanë lodh mashqit, kujdes me gratë e partisë të cilat me veprime fashiste në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit po e luftojnë besimin e 96,8% të popullit të Kosovës. Pastaj, mos thuaj se unë e respektoj Islamin, hoxhallarët dhe besimtarët e devotshëm, ndërsa në anën tjetër heshtë përballë veprimeve fashiste dhe islamofobe të kryera nga bashkëpartiakët tuaj”, ka shkruar Maliqi.

Maliqi ka vazhduar tutje duke e akuzuar drejtoreshën e shkollës, Florentina Gjergjaj, për veprime fashiste.

Ai i ka bërë thirrje ministres Arbërie Nagavci që ta shkarkojë të njëjtën.

div.meta-author { display:none; }