News That Matters

Iliri refuzon të mbajë Einxhelin mbi shpinë për të kryer provën javore

17/12/2021 20:20
Spektakli i të premtes së kaluar në “Big Brother VIP ” nisi menjë përballje të fortë mes Ilirit dhe Einxhelit.

Përmendja e historisë së tradhëtisë së Ilirit, të cilën e ka treguar vetë, nga Einxhel ka sjellë reagim të fortë nga ana e tij.

Iliri: Unë e kam me fallxhoren, me gruan dhe vajzën time ti nuk ke shans t ‘i zësh me gojë.

Einxhel: Këto i ke thënë ti jo unë.

Iliri: Mendimi jot është ordiner, pa pikë turpi.

Einxhel: Ti je ai që ofendon rregullisht, ke moshën e babait tim.

Iliri: Po kalove vizën time të kuqe unë të masakroj,në kuptimin verbal të fjalës.

Einxhel: E mirë.Mendova se e kishe bërë deri tani këtë masakrimin verbal.

Iliri: Nuk dua të dëgjoj shprehje të tjera.

Einxhel: Biseda ishte që unë isha bërë shumë e dashur për nominimin,e thënë kjo nga një person që për të fituar sfidën e sinqeritetit përfshiu jetën personale.

Iliri: Ti nuk ke shans që gruan dhe vajzën time t’i përmendësh.

Einxhel: Kam të drejtën e mendimit tim, ti ke ofenduar gjithmonë.

Iliri: Ti gjykon karrierë, jetë personale, ti je shumë e ulët.

Tensioni mes tyre vazhdon, aq sa ka rrezikuar edhe provën javore. Iliri ka refuzuar të mbajë mbi shpinë Einxhelin për të kaluar traun në pishinë, duke u shprehur:

“Jo buxhet të jetë por… edhe ndonjë arkë me florinj dhe s’e bëj.”

div.meta-author { display:none; }