News That Matters

Ilir Meta thirrje politikës: Mos na përzë nga UEFA e FIFA

25/01/2022 18:02

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar nga politika të qëndrojë larg sportit dhe të mos e rrezikojë Shqipërinë me përjashtim nga UEFA e FIFA.

Reagimi i Metës vjen pas eksplozivit që shpërtheu mbrëmë në shtëpinë e kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në fillim të marsit për president të FSHF-së.

“Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini? Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit!”, ka shkruar Meta në rrjetet sociale.

 

div.meta-author { display:none; }