News That Matters

Ilaz Krasniqi zgjedhet kryesues i Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së

30/05/2022. 15:06
Ilaz Krasniqi është zgjedhur kryesues i Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës.

Pas zgjedhjes në këtë pozitë, Krasniqi ka theksuar se duhet të jenë të bashkuar dhe bashkëpunues në punën e këtij komiteti.

“Kërkoi që të jemi të bashkuar dhe bashkëpunues në rrugëtimin tonë të punës së komitetit i cili në planin e punës do të ketë ruajtjen dhe fuqizimin e vlerave kombëtare të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, porosinë e familjeve të dëshmorëve të kombit për atdhe dhe shtetndërtim si dhe sakrificën e martirëve. Që të tri këto kategori për ne janë emblema e së djeshmes, e së tashmes dhe e së nesërmes”, ka thënë Krasniqi.

div.meta-author { display:none; }