News That Matters

IKSHPK përsëri del me apel për qytetarët: Vaksinohuni, virusi është kudo, situata mund të përkeqësohet

07/02/2022 16:52
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik edhe sot ka dalur me apel për qytetarët.

Nga IKSHPK u kanë kërkuar qytetarëve që të bartin maskat dhe të vaksinohen, pasi që varianti Omicron i COVID-19 po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë në vend.

Kësisoj sipas këtij instituti, po shtohen edhe hospitalizimet dhe rastet fatale.

Nga IKSHPK kanë thënë se është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19

div.meta-author { display:none; }