
11/09/2021 14:18
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka rekomanduar që të shtyhen zgjedhjet lokale në Kosovë të parapara më 17 tetor.
Mbledhjet e njerëzve nëpër fushata shihen si një prej rreziqeve më të mëdha nga ky institucion në luftë kundër COVID-19 sidomos në një periudhë ku numri i rasteve të përditshme me COVID-19 është shumë i lartë.