
28/06/2022 23:18
Dy persona janë goditur nga vetura para pak momentesh në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Me të marrë informatën, në vendin e ngjarjes kanë dalë dy autoambulanca për të marrë të lënduarit.
Aktualisht në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.
Dëshmitarët i kanë thënë lajmi.net se vozitësi që goditi dy personat ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia ende nuk ka folur lidhur me rastin, ndonëse lajmi.net ka kërkuar përgjigje dhe është në pritje të detajeve të më të hollësishme.