
Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut ka shqiptuar gjobe per ngasësin e kamionit per ngarkesë të pa sigurt pasi ka arritur ta identifikoj ngasësin dhe t’ia shqiptoi tiketën në bazë të dispozitave të Ligjit per rregullat e trafikut rrugor.
E ky kundërvajtës është indetifikuar nga policia pas raportimit të mediave.
“Një rast i tillë është identifikuar edhe sot ku në media është publikuar një lajm për një kamion i cili kishte qenë duke qarkulluar në zonën e Skenderajt, me mbingarkesë, i cili e ka e rrezikuar trafikun dhe nuk ka përdor kurrfarë masash të sigurimit të materialit të ngarkuar.
Po ashtu policia ka ftuar qytetarët që të raportojn çdo lloj kundërvajtje tek Policia e Kosovës.
“Policia ne rajonin e Mitrovicës fton qytetaret qe te raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek Policia e Kosovës, e ndaj të gjithë kundërvajtësve do të ndërmerren masa të parapara me ligj”. thuhet tutje në njoftim