
03/10/2021 16:55
Zlatan Ibrahimoviq këtë të diele feston ditëlindjen e tij të 40-të, dhe vazhdon të jetë një nga sulmuesit elitar të Evropës si një titullar i padiskutueshëm për Milanin.
Ai nuk do të jetë në gjendje ta festojë në fushë, duke e pasur parasysh dëmtimin e tij aktual.
Ibrahimovic ka pasur 13 trajnerë që kur u largua nga Malmo në Suedi, duke luajtur për trajnerët si Jose Mourinho, Laurent Blanc, Carlo Ancelotti, Max Allegri, Pep Guardiola, Roberto Mancini, Fabio Capello dhe Ronald Koeman.
“Për mua, si trajner, ishte një përvojë e jashtëzakonshme të punoja me një lojtar të hierarkisë së tij, një nga më të mirët në botë si Ibrahimovic”, tha Barros Schelotto, trajneri i tij në LA Galaxy në MLS.
“Zlatan është ai që është falë punës së tij. Disa mund të mendojnë të kundërtën, por Ibra është numri një për sa dhe si stërvit. Ai është një super profesionist.”
Në karrierën e tij që zgjati më shumë se 20 vjet, ai ka luajtur 836 ndeshje klubi, duke shënuar 503 gola dhe 193 asistime, shkruan marca, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka shënuar dhe fituar tituj të ligës në katër dekada të ndryshme