News That Matters

IBRAHIM RUGOVA: KONFEDERATA ME SHQIPËRINË ËSHTË NJË ÇËSHTJE KOHE

04/10/2021 
Pjesë nga intervista e Ibrahim Rugovës dhënë revistës “Der Spiegel” në vitin 2000, trasmeton “Radio-Ylberi”


“SPIEGEL: E nëse bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, këmbëngul në integrimin e Kosovës në Jugosllavi?

RUGOVA: Atëherë do të ketë një luftë të ardhshme. Ne, të gjithë, pra i gjithë populli kosovar, do të ngriteshim në barrikada. Përveç kësaj do të paraqiteshin edhe qarqe politike në Kosovë, të cilat do të kërkonin bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet. Në Maqedoni momentalisht 30 për qind e popullsisë është shqiptare. Edhe në Mal të Zi po shtohet numri i shqiptarëve. Ne jemi një popull i ndarë.

SPIEGEL: Domethënë një hap drejt krijimit të Shqipërisë së madhe?!


RUGOVA: Konfederata me Shqipërinë është një çështje kohe. Momentalisht popullit të Kosovës i intereson vetëm shteti i pavarur. Dhe, atë sa më shpejt që është e mundur.”
(QIK, 2000)

div.meta-author { display:none; }